Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ujësjellës i ri në Patos/ Balluku: Përfitojnë furnizim me ujë të pijshëm rreth 40 mijë banorë

2024/09/27 at 3:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ujësjellës i ri në Patos/ Balluku: Përfitojnë furnizim me ujë të pijshëm rreth 40 mijë banorë

Ndërtimi i ujësjellësit të ti të Patosi ka hyrë në fazën përfundimtare, atë të zbatimit të lotit III, i cili përmbyll të gjithë investimin duke garantuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për qytetin e Patosit dhe fshatrat përreth.

Investimi përfshin ndërtimin e linjave kryesore të ujësjellësit, linjën e shpërndarjes, depot e furnizimit dhe stacionet e pompimit.

Përmes këtij investimi bëhet e mundur edhe eliminimi i humbjeve dhe ndotja e ujit në rrjet.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtorin e AKUK, Klevis Jahaj inspektuan nga afër ecurinë e punimeve për këtë vepër.

“Jemi në lotin e III, i cili parashikon plotësimin e të gjithë skemës së furnizimit për bashkinë e Patosit duke përfshirë dhe njësitë administrative, të cilat nuk ishin të mbuluara në lotin I dhe II të punimeve.

Aktualisht loti I ka përfunduar për qytetin e Patosit ku kemi parashikuar të gjithë shpërndarjen, plotësimin me sistemin e matjes dhe sistemet kolonë për të gjitha pallatet. Në lotin II jemi duke rinovuar komplet stacionin e ri të furnizimit me ujë për Bashkinë e Patosit në mënyrë që të plotësohet dhe nevoja për të gjithë njësitë e tjera administrative të cilat janë pjesë e lotit III”, bëri të ditur Jahaj.

Afro 40 mijë banorë do të përfitojnë nga ky projekt i cili, transformon tërësisht situatën e furnizimit me ujë në bashkinë e Patosit si dhe njësitë e tjera administrative që janë pjesë e bashkisë.

Zëvendëskryeministrja Balluku bëri të ditur se krahas investimeve të cilat do të vijojnë, reforma e ndërmarrë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve mbetet një element i rëndësishëm transformues i cili tashmë ka nisur të japë edhe rezultate pozitive.

“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë me procesin e reformës. Kjo ndërmarrje rajonale e Fierit apo qoftë dhe ajo e Lushnjës janë ndërmarrje shumë të rëndësishme. Kemi pasur edhe këtu përmirësime. Do ulen humbjet, nga 80 në 25%. Pra nuk është thjesht që do të furnizojmë 40 mijë abonentë dhe më shumë, por nga ana tjetër do të kemi dhe një ulje të rëndësishme të humbjeve në rrjet”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se krahas sigurimit të furnizimit me ujë e rëndësishme është edhe ulja e kostove për vetë kompaninë.

”Duke zgjidhur problemin e ujit të pijshëm për 24 orë kemi disa detyra të tjera që na dalin: Nga ulja e kostove, kur vjen puna tek autoprodhimi i energjisë, efiçenca e energjisë, pompat e reja dhe deri tek pjesa e sigurisë, sepse të gjitha depozitat nuk mund të jenë më në kushtet që i kishim.

Depozitat duhet të jenë të monitoruara me kamera, të rrethuara, sepse janë zona të sigurisë së lartë dhe nuk mund të kenë akses qytetarët. Të gjitha këto janë pjesë e reformës dhe duhen ndjekur, sidomos në kantieret e reja që dorëzohen, ku i kemi mundësitë që të bëjmë siç duhet projektin nga fillimi dhe ndërkohë të mitigojmë të gjitha ato që janë ekzistuese”, u shpreh Balluku.

Pjesë e projektit të ujësjellësit të ujësjellësit është edhe pajisja e abonentëve me matësa ku do të vendosen më shumë se 800 matësa.

Ju sugjerojmë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Para
Ervin Salianji vendos të vetëdorëzohet, PD tërhiqet nga ngujimi

Ervin Salianji vendos të vetëdorëzohet, PD tërhiqet nga ngujimi

Salianji do të vetëdorëzohet në Polici/ Bardhi: Do të ndërpresim çdo marrëdhënie institucionale me shumicën në Kuvend

Salianji do të vetëdorëzohet në Polici/ Bardhi: Do të ndërpresim çdo marrëdhënie institucionale me shumicën në Kuvend

Bardhi: Salianji dënohet pa ligj, ndërsa Xhaçkës i jepet imunitet politik me karton të kuq ndaj vendimit të GJK

Bardhi: Salianji dënohet pa ligj, ndërsa Xhaçkës i jepet imunitet politik me karton të kuq ndaj vendimit të GJK

TE FUNDIT

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
7 Qershor, 2025

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve...

Lexo më shumë

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
7 Qershor, 2025

Policia e Fierit ka zhvilluar operacionin e koduar ‘Koordinata’, i cili çoi në zbulimin dhe asgjësimin e 1881 fidanëve narkotikë...

Lexo më shumë

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
7 Qershor, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga sfida historike e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, reagimet janë të shumta. Një prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com