Stadiumi “Loro Boriçi” do të presë ndeshjen e parë në muajin gusht, që do të jetë edhe një provë para takimeve kualifikuese të Kupës së Botës 2018. Inspektorët e UEFA-s panë nga afër punimet, që sipas zyrtarit të Federatës Shqiptare të futbollit Arben Dervishaj mund të quhen të përfunduara.
Arben Dervishaj, anëtar i Komitetit Ekzekutiv, FSHF: Stadiumi ka përfunduar dhe ka vetëm gjëra të vogla. Superkupa pritet të jetë ndeshja inauguruese që do të jetë edhe si provë para takimit me Maqedoninë.
Të dërguarit e UEFA-s i kërkuan përfaqësuesve të FSHF-së të përcaktojnë edhe vendparkimet e mjeteve të skuadrave, tifozëve po atyre të medias.
Stadiumi i Shkodrës pas rinovimit mund të presë më shumë se 16 mijë spektatorë duke kthyer në më të madhin në vend. “Loro Boriçi” do të shërbejë për takimet e Kombëtares, ekipit vendas Vllaznisë dhe skuadra shqiptare pjesëmarrëse në kupat e Europës./klan