Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka impresionuar edhe UEFA-n me paraqitjen e shkëlqyer ndaj Norvegjisë.
Skuadra e drejtuar nga Ramadan Cimili ka mposhtur 5:1 Norvegjinë në ndeshjen debutuese.
Për fitoren e Kosovës, të impresionuar kanë mbetur edhe UEFA, që kanë raportuar në faqen zyrtare të tyre në Twitter.
“Çfarë debutimi për Kosovën! Mposht Norvegjinë 5 me 1 në ndeshjen hapëse të raundit preliminar në Qipro”, thuhet në postimin e UEFA-s.