UEFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit dhe 6 federata të tjera për shkak të koreve raciste dhe diskriminuese të tifozerive përgjatë finaleve të europianit “Gjermani 2024”.
Institucioni europian i futbollit gjobiti me 30 mijë euro FSHF për shkak të ngjarjeve në dy sfidat e kuqezinjve ndaj Kroacisë dhe Spanjës.
Fansat shqiptarë u hetuan për sjelljet raciste dhe diskriminuese të tifozëve shqiptarë.
Gjithashtu federata shqiptare ndalohet të shesë biletat për ndeshjen e radhës si udhëtuese ne kompeticionet e Uefa.
Ky penalitet do të jetë i pezulluar në një periudhë prove prej dy vitesh.
Instituicioni europian i futbollit ka gjobitur edhe Federatën Kroate të Futbollit me 50 mijë euro, atë rumune me 40, federatat serbe, sllovene dhe Hungareze me 30 mijë euro dhe atë austriake me 20 mijë euro.
Gjithashtu federatat kroate, rumune dhe serbe e kanë të ndaluar shitjen e biletave për tifozët për një ndeshje jashtë shtëpisë.
FSHF është gjobitur më parë për ndeshjet në Euro2024 për shkak të sjelljes së tifozerisë me 171,125 euro.
Klan News