Një ngjarje e pazakontë ka trembur udhëtarët e linjës Kakavië-Durrës, ku një prej pasagjerëve ka ndërruar jetë si pasojë e një atak kardiak.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 05.00 të mëngjesit të së shtunës.
Gjatë udhëtimit, 61-vjeçari P.Xh. është ndjerë keq dhe gjendja e tij shëndetësore ka vijuar të përkeqësohet edhe më shumë derisa ai ka ndërruar jetë.
Sipas policisë së Durrësit, nga veprimet hetimore ka rezultuar se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak të ndodhur gjatë udhëtimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.