Një 31-vjeçare italiane është arrestuar nga policia ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës.
Shtetasja italiane mësohet se ishte duke udhëtuar drejt Greqisë së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët, por gjatë kontrollit i është zbuluar rreth 300 gram lëndë narkotike nga policia e doganës.
31- vjeçarja e kishte fshehur lëndën narkotike në një qese mbeturinash brenda në makinën me të cilën po udhëtonin.
Shtetasja italiane përpara policisë ka deklaruar se e kishte për përdorim vetja.