Një shqiptar është dënuar me burg, pasi është shpallur fajtor për vrasje me thikë ndaj një shqiptari tjetër në Lejton të Anglisë.
Ai është Hysni Avdyli, 44 vjeç i akuzuar për vrasjen e Asim Markut më 16 prill të vitit të kaluar.
Vrasja ndodhi në një restorant të qytetit ku viktima dhe autori patën një grindje banale.
Avdyli mori thikën e dhe e goditi në gjoks bashkatdhetarin duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas hetimeve, Avdyli dhe Marku kishin patur një zënkë rreth orës 18:30 të asaj dite në një bar.
Më pas ata janë takuar edhe në një restorant po atë ditë ku sherri u përshkallëzua.
Viktima ishte baba i një vajzë 4vjeçare dhe kishte kohë që kishte emigruar në Angli. Vendimi përfundimtar për autorin dhe dënimin e tij do të jepet ne fund të muajit.