Presidenti aktual i vendit, Ilir Meta ka uruar pasuesin e tij në detyrë, Bajram Begajn.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta ka uruar Begajn për zgjedhjen nga Kuvendi i Shqipërisë si presidenti i ri i vendit.
Kujtojmë se presidenti Meta firmosi live nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra të Bajram Begajt si ushtarak.
Më herët presidenti Meta tha se do të respektonte çdo vendim të Kuvendit me votë./Opinion.al