Trupi i Liridona Ademaj është zhvarrosur dhe nga sot do të prehet në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës.
Pas zbardhjes së ngjarjes së rëndë, familjarët e të resë kërkuan që ajo të zhvarrosej, nga vendi ku prehej në fshatin nga vjen bashkëshorti i saj në Cermjan, dhe të dërgohej në vendin e lindjes.
Rivarrimi u bë pasi prokuroria aprovoi kërkesën e familjes.
Kujtojmë se Ademi u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë dhe të dyshuar janë bashkëshorti i saj, si organizator, dorasi dhe një person tjetër të cilëve iu është caktuar masa e sigurisë arrest me burg për 1 muaj.