Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U vra nga djali, ja si e zbuluan përgjimet në qeli vrasjen e babait

2016/12/04 at 6:07 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U vra nga djali, ja si e zbuluan përgjimet në qeli vrasjen e babait

Prokuroria e Krimeve të Rënda dënon në gjyq tre anëtarë të familjes me akuzën e vrasjes ndaj ish kryeplakut të Manzës, Mirosh Djaloshi, ngjarje e ndodhur në 18 mars 2016. Pak ditë më parë, Prokuroria ka dorëzuar në Gjykatë dosjen penale ndaj shtetasve Arban Djaloshi dhe Flavio Djaloshi, vëllezër mes tyre. E akuzuar është edhe nëna e dy djemve, shtetasja Bardhe Djaloshi. Sipas Prokurorisë, tre të dyshuarit akuzohen se kanë kryer veprat penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në bashkëpunim. Në kërkesën për gjykimin e çështjes në Gjykatë, Prokuroria thekson se shtetasi Arban Djaloshi ka pranuar para grupit të hetimit se është autori i vrasjes së babait të tij, Mirosh Djaloshi, ngjarje e ndodhur në 18 mars 2016, në zonën e Manzës, në Durrës. Autori i dyshuar ka deklaruar se e ka kryer vrasjen duke e goditur me sende të forta, për shkak se viktima ishte i alkoolizuar dhe keqtrajtonte nënën e autorit (bashkëshorten e viktimës). Disa ditë pas krimit, me urdhër të Prokurorisë së Durrësit u ndaluan tre anëtarët e familjes Djaloshi, konkretisht bashkëshortja dhe dy djemtë

Vrasja e ish-kryeplakut

Nga hetimet e Prokurorisë, ka rezultuar se më datë 18.03.2016, ora 07:00, në fshatin Shkallë, në rrugën që të çon për në hyrje të oborrit të banesës së tij, është gjetur i vrarë shtetasi Mirosh Djaloshi. Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, pranë portës kryesore të oborrit të banesës së tij, rreth orës 05:45, nga djali i tij, Arban Djaloshi. Nga këqyrja e kufomës rezulton se viktima ka dy dëmtime në pjesën e kafkës së kokës dhe se koha e vdekjes së tij ka qenë rreth 10 orë nga koha e kryerjes së këqyrjes së kufomës. Menjëherë pas marrjes së informacionit për këtë ngjarje janë kryer veprimet e para hetimore, si këqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e dëshmitarëve okularë, pyetja e të dëmtuarve, këqyrja dhe marrja e provave materiale etj., nga ku ka rezultuar se: Nga deklarimet e familjarëve të viktimës ka rezultuar se viktima Mirosh Djaloshi ka qenë përdorues i pijeve alkoolike. Më datë 17.03.2016, ai ka konsumuar alkool në banesën e tij dhe në lokale të fshatit. Është kthyer përsëri në banesën e tij dhe rreth orës 19:00 ka dalë nga banesa, duke u thënë pjesëtarëve të familjes që po dilte. Viktima nuk u ka treguar se ku do të shkonte dhe telefonin e kishte lënë në banesën e tij.

Vrasja

Rreth orës 05:30, bashkëshortja e tij, Bardhe Djaloshi, pasi nuk e ka parë në banesë, ka zgjuar djalin e saj, Arbanin, duke i thënë që babai nuk kishte ardhur në shtëpi dhe të dilte për të parë se ku ishte. Pasi Arbani është çuar, ka dalë për të kërkuar dhe e ka parë të shtrirë në afërsi të portës babain e tij të gjakosur në kokë. Menjëherë ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij, ku i ka treguar për babain. Po kështu, nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se viktima nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë shtetas, por ka qenë konsumator i pijeve alkoolike. Nga të dhënat e marra në rrugë operative, dyshohet se viktima ka pasur konflikte me pjesëtarët e familjes së tij dhe konkretisht me bashkëshorten e me djalin e madh, Arban Djaloshi, për shkak të pijes alkoolike që ai konsumonte. Fakti është pranuar nga njëri nga djemtë, ndërsa Prokuroria ka arritur që t’i dokumentojë bisedat mes familjarëve në paraburgim, ku ata pranojnë se kanë kryer vrasjen dhe se janë përpjekur ta paraqesin atë si një krim të kryer nga persona të tjerë. / Panorama.al Trazhgim Sokolaj

Ju sugjerojmë

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji
Politikë

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji

8 Korrik, 2025 6:18 pm
Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!
Kryesore

Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!

8 Korrik, 2025 6:03 pm
Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët
Kryesore

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët

8 Korrik, 2025 5:52 pm
Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës
Kryesore

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës

8 Korrik, 2025 5:43 pm
Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…
Aktualitet

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…

8 Korrik, 2025 5:35 pm
Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave
Bota

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

8 Korrik, 2025 5:27 pm
Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
Rajoni

Marta Kos: Serbia duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës

8 Korrik, 2025 5:06 pm
Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë
Kryesore

Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë

8 Korrik, 2025 4:51 pm
BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë
Bota

BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

8 Korrik, 2025 4:43 pm
Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët

8 Korrik, 2025 4:25 pm
Para
Studimi i ri: Përdoruesit e marihuanës kanë presion të ulët gjaku në tru

Studimi i ri: Përdoruesit e marihuanës kanë presion të ulët gjaku në tru

Video/ Tenton të bëjë penallti me lugë, shikoni dështimin spektakolar të Hamdi Salihit

Video/ Tenton të bëjë penallti me lugë, shikoni dështimin spektakolar të Hamdi Salihit

Video/ Megan Fox, Lady Gaga e shumë VIP-a të tjerë që nuk jua merrte mendja se janë biseksualë

Video/ Megan Fox, Lady Gaga e shumë VIP-a të tjerë që nuk jua merrte mendja se janë biseksualë

TE FUNDIT

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji foli në një konferencë për mediat mbasditen e sotme për herë të parë pas...

Lexo më shumë

Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!

Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji po zhvillon konferencën e tij të parë për mediat, pas lirimit të tij me...

Lexo më shumë

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salinji ka mbërritur pak çaste më parë në selinë blu, nga ku do të mbajë një...

Lexo më shumë

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës
8 Korrik, 2025

Pas takimit në Bashkinë e Fierit, kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e  Durrësit. Ai është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com