Një burrë nga fshati Vishnje në Tiranë ka goditur me grushta dhe shqelma bashkëshorten, sepse ishte vonuar në pazar.
Gazetarja e “Aldo Morning Show”, tha se burri nuk i ka lënë kohë gruas të shpjegohej, por ka filluar ta godasë sapo e ka takuar. “Një burrë nga fshati Vishnje i Tiranës ka goditur me grushta dhe shqelma bashkëshorten e tij vetëm sepse është vonuar në pazar. Sipas dëshmitarëve, burri nuk i ka lënë as kohë të shpjegohej gruas, por kur e ka takuar ka filluar ta godasë”, raportoi gazetarja. /tvklan.al