Një ngjarje e rëndë është raportuar si pasojë e tërmetit që ra pas mesnate në Shqipëri.
Klan News raporton se një 20-vjeçar nga fshati Cinar ka humbur jetën pas lëkundjeve të tokës. Daniel Rika është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap.
Fatkeqësisht ai është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës dhe për pasoje 20-vjeçari ka humbur jetën. I riu jetonte bashkë me prindërit.
Klan News raporton se trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.
Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës. Epiqendra e lëkundjeve ishte disa kilometra larg Lushnjes. Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.