Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U specializuan për 1 vit, 300 mjekë mbeten pa licencë pas 10 vitesh punë

2024/09/27 at 9:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U specializuan për 1 vit, 300 mjekë mbeten pa licencë pas 10 vitesh punë

Mjeku Besnik Kroi tregon për “Stop” në Tv Klan se ka 10 vjet që ushtron profesionin e psikiatrit, që prej vitit 2014, kur ka bërë një kualifikim për nevoja të spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Kualifikimi u krye pranë QSUT-së dhe zgjati një vit. Besniku ka punuar 23 vjet si mjek i përgjithshëm dhe 10 vjet si psikiatër. Gjatë kësaj kohe është licencuar dy herë.

Por sot nuk mund të kualifikohet pasi i thonë se nuk i njihen këto kualifikime. Procedura e kualifikimit nisi nga ministri i kohës Vangjel Tavo, pas kërkesës së spitalit të Sarandës për specialist. Po pse nuk licencohen plot 300 mjekë, që kanë të njëjtin fat si Besnik Kroi?

“Stop” bisedon me juristen e Urdhrit të Mjekut, e cila shprehet se është bërë abuzimi në atë kohë dhe sot po rregullohet.

Juristja: Po, urdhëro! Doktor, si kalove ti?

Mjeku Besnik Kroi: Mirë. Unë erdha në zyrë, por nuk ju gjeta, asnjërin.

Juristja: Nuk jemi. Jemi në një konferencë dhe nuk jemi deri të hënën.

Mjeku Besnik Kroi: Mua do të më thuash, çfarë u bë me atë kualifikimin tim, do të bëhet licenca apo jo?

Juristja: Për mua është shumë e vështirë, personalisht.

Mjeku Besnik Kroi: Ka ndonjë pengesë ligjore?

Juristja: Po ligjore ka, se realisht nuk të takonte, që në atë moment, që të është dhënë specialiteti.

Mjeku Besnik Kroi: Po me ça ligji është ajo?

Juristja: Po s’është me ligj. E para njëherë, është me atashim. Kur ju është dhënë juve, duhet t’ju ishte dhënë licencë me atashim, jo licencë e verdhë. Që në momentin e parë, është bërë gabimi në ato vite. Si grupi juaj, që ka mbaruar me atashim në 2013-ën dhe asnje deri më sot nuk e ka marrë me licencë të verdhë atë lloj kualifikimi.

Mjeku Besnik Kroi: Unë nuk e di se gabimin nuk e kam bërë unë për atë licencë.

Juristja: Po mirë, gabimi bëhet dhe korrigjohet.

Mjeku Besnik Kroi: Unë kam 10 vjet që e kam marrë atë licencë.

Juristja: Doktor, kjo puna është tani, që jemi në një rast që jo vetëm ju, po 200 e ca veta, që kërkojnë licencim.

Mjeku Besnik Kroi: Kjo është në 300 vetë në të gjithë Shqipërinë?

Juristja: Në të gjithë Shqipërinë. Është pak e vështirë. Nga ana ligjore, unë personalisht e kam shumë të vështirë, ashtu siç thua ti.

Nora Malaj, zv.ministre arsimi në vitin 2014, shpjegon se këta mjekë duhet të licencohen pasi për 10 vjet kanë ushtruar profesionin e tyre, sipas rregullave të kohës. Me kalimin e kohës, sipas saj, duhet që të kërkohet përshtatje pasi ata i kanë shërbyer vendit duke u kualifikuar e duke iu gjendur pacientëve./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Bashkia e Tiranës spërkat zonën e Liqenit Artificial për të larguar gjarpërinjtë
Aktualitet

Bashkia e Tiranës spërkat zonën e Liqenit Artificial për të larguar gjarpërinjtë

18 Qershor, 2025 11:52 am
Emri/ Tentoi të kalonte drogë me furgon, arrestohet belgu
Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria, arrestohet 51-vjeçari i shpallur në kërkim

18 Qershor, 2025 11:45 am
Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
Aktualitet

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit

18 Qershor, 2025 11:40 am
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur në kasollën e bagëtive 60-vjeçari në Elbasan, dyshohet se…

18 Qershor, 2025 11:30 am
Bunkeri bërthamor nëntokësor i Iranit që Izraeli nuk e shkatërron dot,flet eksperti
Bota

Bunkeri bërthamor nëntokësor i Iranit që Izraeli nuk e shkatërron dot,flet eksperti

18 Qershor, 2025 11:13 am
U vodhën 15 mln € europianëve/ GJKKO dënon me burg 2 autorët,iu konfiskohen pasuritë
Aktualitet

U vodhën 15 mln € europianëve/ GJKKO dënon me burg 2 autorët,iu konfiskohen pasuritë

18 Qershor, 2025 11:12 am
Të fshehura në murin e një banese/Gjenden 2 armë zjarri, 2200 fishekë dhe 12 granata
Aktualitet

Të fshehura në murin e një banese/Gjenden 2 armë zjarri, 2200 fishekë dhe 12 granata

18 Qershor, 2025 10:56 am
Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për dosjen e dytë ndaj tij
Aktualitet

Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për dosjen e dytë ndaj tij

18 Qershor, 2025 10:47 am
Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë SHBA e ta detyrojë të hyjë në luftë
Bota

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë SHBA e ta detyrojë të hyjë në luftë

18 Qershor, 2025 10:46 am
Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 59-vjeçari në Maliq
Aktualitet

Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 59-vjeçari në Maliq

18 Qershor, 2025 10:36 am
Para
Alarmohet policia, raportohet për një pako të dyshimtë në Rinas

Tiranë/ 10-vjeçarja largohet nga shkolla pa dijeninë e prindërve, Policia e gjen në banesën e gjyshërve

Rama në OKB: Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush, pjesë e realitetit ndërkombëtar

Rama në OKB: Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush, pjesë e realitetit ndërkombëtar

Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA

Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA

TE FUNDIT

Bashkia e Tiranës spërkat zonën e Liqenit Artificial për të larguar gjarpërinjtë

Bashkia e Tiranës spërkat zonën e Liqenit Artificial për të larguar gjarpërinjtë
18 Qershor, 2025

Bashkia e Tiranës nis procesin e spërkatjes me qëllim menaxhimin dhe largimin e gjarpërinjve në zonën e Liqenit Artificial. “Ky...

Lexo më shumë

Tentoi të dilte nga Shqipëria, arrestohet 51-vjeçari i shpallur në kërkim

Emri/ Tentoi të kalonte drogë me furgon, arrestohet belgu
18 Qershor, 2025

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vënë në pranga një 51-vjeçar, i cili tentoi të dilte nga Shqipëria ndërkohë që ishte...

Lexo më shumë

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
18 Qershor, 2025

Flakët në pyllin e Krastës në Elbasan që u shuan pas disa orësh dje, dyshohet se janë shkaktuar nga ndezja...

Lexo më shumë

Gjendet i vetëvarur në kasollën e bagëtive 60-vjeçari në Elbasan, dyshohet se…

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
18 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një 60-vjeçar është gjetur i vetëvarur, në kasollen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com