Situata e krijuar nga koronavirusi ka futur në kaos Seria A, e cila ka shtyrë disa ndeshje që kur u konfirmuar rasti i parë me virusin vdekjeprurës në Itali.
Ndërkohë, mësohet se drejtuesit e ekipeve italiane të futbollit u takuan në Romë dhe morën më në fund një vendim për rikuperimin e ndeshjeve të shtyra.
Sipas informacioneve, Juventus-Inter do të luhet të dielën në 20.45 dhe Milan-Genova në 12.30, Parma-Spal dhe Sassuolo-Brescia në 15:00, Udineze-Fiorentina në 18:00. Mbrëmjen e së shtunës do të luhet ndeshja mes Sampdorias dhe Veronës.
FIGC ka konfirmuar se, në bazë të dekretit të qeverisë italiane, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me dyerve të mbyllura deri në njoftimin e mëtejshëm./ Opinion.al