Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U shpall maturantja e dytë më e mirë në Shqipëri, por nuk e fiton Mjekësinë

2016/09/07 at 2:18 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Maturantët në protestë: Nikolla të vijë këtu, na hoqi të drejtën e studimit

Fituese e disa Olimpiadave dhe e dyta maturante më e mirë në Shqipëri, A.Zyberi nga Shkodra me lot në sy tregon se nuk arriti dot të fitonte shkollën e dëshiruar. Së bashku me shokun e saj E.Haxhia, janë zgjuar që në 6 të mëngjesit për të ardhur në Tiranë dhe për të kërkuar të drejtat e tyre, duke iu bashkuar protestës së maturantëve përballë Kryeministrisë.

Zyberi tregon se pavarësisht mesatares së saj të ponderuar, 10.17, ajo nuk arriti dot të fitonte degën e dëshiruar. Ndërsa E. Haxhia me mesatare 9.7 nuk fitoi dot asnjë shkollë.

Që në fëmijëri, ëndrra e Zyberit ishte të bëhej një mjeke, por për shkak të sistemit të ri arsimor, kjo ëndërr mori fund. Në shkollën e saj nuk e kishte paralajmëruuar njeri për kriteret që duhej të përmbushte për të fituar degën shumë të dëshiruar.

As institucionet e tjera arsimore në vend nuk kishin publikuar asnjë kriter. Të gjithë i thonin: “Ke fituar medalje ari, nuk ke pse shqetësohesh aq shumë”. Dhe me të drejtë në fakt.

Fundja nëse nuk do e fitonte ajo, maturantja më e mirë në vend, kush tjetër mund ta fitonte atë degë?! “Unë nuk ia dola.

Edhe pse, mesatarja ime e ponderuar 10.17 (llogaritje të reja të ministrisë) e tejkalonte mesataren e kërkuar prej tyre që ishte 8.5. Për çfarë po penalizohem unë? Që mesatarja ime është më e lartë sesa e kërkojnë ata?! Ky është gabimi im?” Po Haxhia? Edhe ai fitues i disa Olimpiadave, u godit rëndë nga sistemi i ri arsimor. Ndryshe nga shoqja e saj, ai nuk fitoi dot asnjë degë. Asnjë! “Nuk arrij ta kuptoj, sesi unë me mesatare 9.7 nuk arrita dot të fitoj asnjë nga 10 degët e përzgjedhura, ndërsa shoku im me mesatare 7.6 arriti të fitonte një degë shumë të mirë këtu në Tiranë.

Ministrja e Arsimit më detyrohet një shpjegim për këtë, kryeministri më detyrohet një shpjegim!”

Dy shokët nga shkolla e Medresesë në Shkodër, janë pjesë e maturantëve që protestuan sot përpara Kryeministrisë. Ata thonë se nuk do ndalen, por do vazhdojnë të protestojnë derisa sistemi i ri arsimor të ndryshojë.Maturantët nga skajet e Shqipërisë u bashkuan për të kërkuar të drejtën e tyre para kryeministrisë.

Të pyetur nga Newsbomb.al me lot në sy dhe çadra në duar tregonin gjimnazin ku kishin studiuar, mesataret e tyre dhe ëndrrat e thyera.Kjo është një listë me nxënës nga gjimnaze të ndryshme, kryesisht nga gjimnazet e Tiranës, por edhe nga Vlora, Elbasani dhe Shkodra, të cilët nuk kanë kapur asnjë degë. /Newsbomb.al

Të paktë kanë qenë ata të cilët kanë fituar një nga degët, zgjedhjen e nëntë ose të dhjetë në listë.

  1. I.Gjini, mesatare 9, Gjimnazi Ibrahim Rugova, Kamëz
  2. I.Lleshi mesatare 9.7,1 Gjimnazi Ibrahim Rugova, Kamza
  3. Arjola Sina mesatare 9.4, Gjimnazi Aulona, Vlorë
  4. A. L mesatare 10.14, Gjimnazi Medrese, Tiranë
  5. Xh.L mesatare 9.2, Kostandin Kristoforidhi, Elbasan
  6. K.I mesatare 9.17, Kostandin Kristoforidhi, Elbasan
  7. I. M mesatare 8.5, Qemal Stafa Tiranë
  8. D.H mesatare 9.7, Qemal Stafa Tiranë
  9. Egi Peti mesatare 9.3, Sami Frashëri Tiranë
  10. Irdi Sadiku mesatare 9.2, Sami Frashëri Tiranë
  11. O.SH mesatare 9.2, Sinan Tafaj Tiranë
  12. Rezana Bulgu, mesatare 9.7, Gjimnazi Ismail Qemali, Tiranë

Ju sugjerojmë

Osmani për “Reuters”: Do të mbrojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me çdo çmim!
Rajoni

Osmani:Nevojitet pajtueshmëri nga deputetët për votim të fshehtë për kryeparlamentar

4 Korrik, 2025 2:10 pm
Vodhi 30 mijë € e sende me vlerë në një banesë/Arrestohet pas disa muajsh 49 vjeçari
Aktualitet

Vodhi 30 mijë € e sende me vlerë në një banesë/Arrestohet pas disa muajsh 49 vjeçari

4 Korrik, 2025 2:06 pm
Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë
-Jetë dhe Stil

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë

4 Korrik, 2025 1:53 pm
“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
Aktualitet

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..

4 Korrik, 2025 1:46 pm
“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…
Aktualitet

“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…

4 Korrik, 2025 1:29 pm
“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime
Aktualitet

“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime

4 Korrik, 2025 1:26 pm
“Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, ‘koka turku’”/Berisha: Zjarri në Elbasan, krim…
Aktualitet

“Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, ‘koka turku’”/Berisha: Zjarri në Elbasan, krim…

4 Korrik, 2025 1:21 pm
Uron SHBA-të për 4 Korrikun/Berisha: Përvjetor që vjen pas fitores ndaj Ajetollahëve
Aktualitet

Uron SHBA-të për 4 Korrikun/Berisha: Përvjetor që vjen pas fitores ndaj Ajetollahëve

4 Korrik, 2025 1:12 pm
Ministri Hasani: Forcojmë lidhjet afatgjata me Konsujt e Nderit
Aktualitet

Ministri Hasani: Forcojmë lidhjet afatgjata me Konsujt e Nderit

4 Korrik, 2025 1:03 pm
Afera e “Bankers”, reagon Sindikata e Naftëtarëve: Do mbrojmë çdo punonjës!
Aktualitet

Afera e “Bankers”, reagon Sindikata e Naftëtarëve: Do mbrojmë çdo punonjës!

4 Korrik, 2025 1:03 pm
Para
Rozana Radi: E lumtur që do të jem pjesë e stafit të DWM!

Rozana Radi: E lumtur që do të jem pjesë e stafit të DWM!

Sheshi Skenderbej sërish në rikonstruksion, Rama vë në jetë projektin e tij me 3.8 milionë euro

Sheshi Skenderbej sërish në rikonstruksion, Rama vë në jetë projektin e tij me 3.8 milionë euro

Kaosi me pranimet në universitete, maturantja shpërthen në lot para ministres

Kaosi me pranimet në universitete, maturantja shpërthen në lot para ministres

TE FUNDIT

Osmani:Nevojitet pajtueshmëri nga deputetët për votim të fshehtë për kryeparlamentar

Osmani për “Reuters”: Do të mbrojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me çdo çmim!
4 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ekipi i saj ligjor ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i Gjykatës...

Lexo më shumë

Vodhi 30 mijë € e sende me vlerë në një banesë/Arrestohet pas disa muajsh 49 vjeçari

Vodhi 30 mijë € e sende me vlerë në një banesë/Arrestohet pas disa muajsh 49 vjeçari
4 Korrik, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “November”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar për vjedhje me pasoja...

Lexo më shumë

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë
4 Korrik, 2025

Një javë e mbushur me energji kozmike, mundësi të reja dhe sinjale për ndryshime të mëdha po na pret. E...

Lexo më shumë

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
4 Korrik, 2025

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Kyeministri Rama ka dhënë një paralajmërim të qartë për subjektet që kanë zaptuar hapësirat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com