Një agresion i dhunshëm ka ndodhur në qendër të Altopascio-s, të dielën e pasdites së vonë, nga një grup gangsterash të përbërë nga 8 persona në dëm të një 24 vjeçari rumun, babait dhe mikut të tij.
Viktima e agresionit është qëlluar në kokë ndoshta me një hekur, dhe tani gjendet i shtruar në një spital në Cisanello di Pisa në koma dhe me një prognozë të rezervuar, për shkak të dëmtimit të rëndë në kokë që ka pësuar gjatë rrahjes.
Sipas karabinierëve të stacionit lokal të policisë, që po hetojnë mbi rastin, ka pak dyshime mbi faktin që bëhet fjalë për një rregullim hesapesh lindur nga arsye banale: ndoshta një diskutim në rrjetet sociale, ndoshta disa fjalë të thëna më tepër dhe premtimin për tu takuar ballë për ballë për tu sqaruar.
Nga një anë tjetër viktima një rumun 24 vjeçar, i cili ka mbërritur në takim të dielën në sheshin Cavour ad Altopascio me babain dhe mikun e tij: dhe nga ana tjetër rivalët, me origjinë shqiptare, të përfaqësuar nga 7 pjesëtarë.
Që në përballjen e parë, midis dy grupeve nuk ka pasur fjalë, por menjëherë grushta dhe shkelma. Ata që e pësuan më keq ishin rumunët, që ishin në minorancë.
Sipas hetimeve të para, gangsterët që torturuan të riun dhe e dërguan në koma, ia mbathën menjëherë pas agresionit.
Ata ishin shqiptarë, midis të cilëve minorenë, banues në zonën e Peschias dhe Montecatini Terme.