Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë nën sekuestro vilën e deputetes së PL, Monika Kryemadhi por i ka kthyer atë që është në pronësi të nënës së saj, Fatime Kryemadhi.
Një ditë më parë, deputetja ankimoi vendimin për sekuestron për dy vilat, të ndodhura në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë.
Sipas SPAK, masa e sekuestros vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta-Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.