Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U raportua si “therje me thikë”, pamjet e kamerave treguan si u masakrua 18-vjeçari në Kosovë

2024/01/22 at 7:07 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U raportua si “therje me thikë”, pamjet e kamerave treguan si u masakrua 18-vjeçari në Kosovë

Pasi 18-vjeçari Liridon Fejzullahu nga Podujeva nuk u mbijetoi goditjes me makinë dhe më pas goditjeve të përsëritura me shufër në kokë, Policia fillimisht e përshkroi rastin si therje me thikë.

Por nga pamjet e publikuara e hodhën poshtë këtë version. Për këtë, Inspektorati Policor i Kosovës tashmë ka nisur një hetim, ndërsa nga Policia e Kosovës ka dhënë një sqarim.

Zyra për marrëdhënie me publikun dhe media e Policisë, tha në një përgjigje për Gazetën Express se ngjarja e 14 janarit ku 18-vjeçari u godit me veturë dhe më pas me një shufër disa herë në kokë, “dyshohet të jetë vazhdimësi e një zënke” në të njëjtën ditë.

“Ne e vlerësojmë interesin tuaj në hetimin tonë të vazhdueshëm për rastin e fundit të Vrasjes së rëndë të ndodhur në rrugën “Drenica” në Podujevë, më datë 14.01.2024. Ne po ashtu i kuptojmë shqetësimet dhe pyetjet në lidhje me informacionet paraprake dhe ato që ndërlidhen me rastin dhe ne dëshirojmë t’i trajtojmë këto me transparencën maksimale, me qëllim të evitimit të çfarëdo lloj konfuziteti që mund të keni në lidhje me ngjarjen dhe të dhënat zyrtare që posedojmë deri tani”, thuhet fillimisht në përgjigje.

Policia thotë se ka trajtuar dhe po trajton “çfarëdo informacioni që mund të ndërlidhet me çfarëdo rrethane që ka mundur ti paraprij ngjarjes”.

“Ngjarja që i referoheni ka ndodhur më, 14.01.2024, rreth orës 13:00, në rrugën “Drenica” në Podujevë. E njëjta dyshohet të jetë vazhdimësi e një zënke (mosmarrëveshje apo konflikti) të ndodhur po të njëjtën ditë, disa minuta përpara, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Podujevë. Policia ka trajtuar dhe po trajton çfarëdo informacioni që mund të ndërlidhet me çfarëdo rrethane që ka mundur ti paraprij ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Që prej kur mori informacion për rastin, Policia thotë se trajtoi “me kujdes të veçantë çdo aspekt të ngjarjes” dhe se “ka ndërmarrë me përpikëri të gjitha veprimet e nevojshme të ekzaminimit ato operative si dhe veprimet hetimore në përputhje me kompetencën si dhe autorizimet e marra nga prokurori i shtetit”.

“Në kontekstin e kësaj përgjatë ekzaminimit forenzik, në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, të cilën e ka administruar në cilësinë e provës materiale”, thuhet në përgjigje.

Më tej, Policia tregoi se “ka identifikuar edhe veturën e përdorur nga të dyshuarit dhe të njëjtën e ka sekuestruar në rrugën “Universi” në Podujevë”. “Përgjatë kontrollit të veturës policia ka gjetur brenda në veturë një mjet të fortë druri që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, thuhet në përgjigje. “Nga veprimet e para hetimore të policisë, menjëherë pas ngjarjes, ka rezultuar identifikimi i dy të dyshuarve të përfshirë në rast të cilët po të njëjtën ditë, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje në përputhje me aktvendimin mbi ndalimin e personit të arrestuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit”.

Që nga momenti i parë, Policia kujton se “rasti është trajtuar si “Vrasje në tentativë” dhe në vazhdimësi është punuar në mbledhjen e provave, fakteve e dëshmive, përfshirë këtu edhe marrjen e video pamjeve nga kamera të ndryshme, e që do ti kontribuonin zbardhjes së rastit”.

“Përfundimisht pas marrjes së konfirmimit nga ana e klinikës ku po trajtohej viktima se i njëjti ka ndërruar jetë, atëherë me autorizimin e prokurorit të shtetit policia ka ri cilësuar veprën dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë””, thuhet në përgjigje. “Duke respektuar vazhdimin e hetimit por në të njëjtën kohë duke siguruar integritetin e raportimit policor dhe për të shmangur çdo shpërndarje të mëtejme të informacioneve të pasakta ju lutemi që përtej informacioneve të sipër cekura ti drejtoheni Prokurorisë”, thuhet tutje në përgjigjen e Policisë. Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetime për veprimet e policëve, pasi Policia fillimisht e përshkroi rastin si therje me thikë, por pamjet e publikuara e demantuan këtë version.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Zëvendëson Blendi Gonxhen, Ilir Mëngra emërohet në krye të DPSHTRR

Zëvendëson Blendi Gonxhen, Ilir Mëngra emërohet në krye të DPSHTRR

Lufta Izrael-Gaza: Cila është zgjidhja me dy shtete dhe a është e mundur?

Lufta Izrael-Gaza: Cila është zgjidhja me dy shtete dhe a është e mundur?

Operacioni “Tempulli 2” në Vlorë, arrestohen 32 persona

Operacioni “Tempulli 2” në Vlorë, arrestohen 32 persona

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com