Një 30-vjeçar u vra në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë.
Sipas bluve, autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Kristian Marku 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Kristian Marku rezulton me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.
Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale S. R.