34-vjeçari shqiptar Renis Fejzolli u plagos me armë zjarri në një atentat në Athinë.
Mediat greke kanë publikuar edhe foton e shqiptarit, i cili u plagos pak para orës 04:00 të mëngjesit të 2 shkurtit, në një park në zonën e Botanikos.
34-vjeçari mori tre plumba në bark, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas raportimeve nga mediat greke, autorët kanë qenë në një automjet, i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë. Në vendngjarje janë gjetur tre gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Ka qenë vetë i riu shqiptar i cili pasi është plagosur me një makinë “smart” ka shkuar në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore.
34-vjeçari është arrestua në vitin 2019 për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.