Ka ndëruar jetë në spitalin e Lezhës 28-vjeçarja Etleva Ndoka, pronare e një parukerie në qytetin e Lezhës, e cila u qëllua me armë zjarri brenda biznesit të saj.
Siç duket e reja kishte marrë plagë të rënda dhe nuk ka mundur që të mbijetojë. Burime nga spitali i Lezhës thanë se ishte e pamundur që ajo të mbahej në jetë.
Ndërkaq është identifikuar edhe autori i dyshuar i ngjarjes. Policia sqaron se është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit : Alfred (Bardhok) Nikolli , 31 vjeç, banues në Lezhë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.