Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U prenë në besë! E verteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë

2019/12/17 at 8:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
U prenë në besë! E verteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë

A mund të shmangej humbja e jetëve nga tërmeti i 26 nëntorit në pallatet e Thumanës? Pyetje e diskutuar shpesh këto kohë dhe për të cilën banorët e Thumanës, e kanë një përgjigje. ABC News ka mbledhur dëshmitë e të mbijetuarve dhe i ka përballur ato, me deklaratat e Kryeministrit Rama dhe anëtarëve pergjegjës të qeverisë. Çfarë thanë ata pas tërmeteve të 4 korrikut dhe 21 shtatorit? Përse u lejuan të vazhdonin të jetonin në godinat e dëmtuara në strukturë dhe siguria që vinte nga propoganda në ERTV? Institucionet neglizhuan çarjet e strukturës nëpër banesat e tyre deri në momentin fatal kur mëngjesin e 26 nëntorit, pallatet ranë si të ishin prej kartoni.


Nga Luljeta Progni

Alesio dhe Aureli duken të lumtur. Po shkojnë në shkollë dhe kryeministri po i përcjell me makinën e tij. Është dita e parë e shkollës pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi rëndë familjet e tyre, por edhe gjithë komunitetin që jetonte në pallatet e Thumanës.

Është e pazakontë për ta, që të jenë pranë Kryeministrit thuajse çdo ditë, nga e nesërmja kur shtëpitë e tyre ishin rrënuar. I vizitoi në spital, pasi u hodhën nga katet e larta tëpër t’i shpëtuar tërmetit. Pastaj i mori dhe i çoi në Torino për të takuar idhujt e tyre, dy futbolliste me famë botërore, Kristiano Ronaldon e Lugji Bufon. I ka vizituar në banesat ku po jetojnë përkohësisht, ju ka lënë në dispozicion një kohë të konsiderueshme në ERTV, duke u kujdesur deri në detaje, pak a shumë si telenovelat që janë kthyer sot në domosdoshmërinë e shumë shqiptarëve. Seritë ja lënë vendin njëra tjetrës dhe merret me mend që surprizat e serisë të ardhshme do të vazhdojnë të rrisin audiencën e serialit të suksesshëm.

Por përtej fokusit të produksionit të ERTV, mbeten mijëra shqiptarë me hallet e tyre që nuk shihen dhe nuk janë parë edhe para tërmetit.
Alesio e Aureli ende nuk e kanë kuptuar mirë çfarë ju ka ndodhur, ashtu si nuk po e kupton edhe një pjesë e mirë e njekësve të serialit, sepse propaganda qeveritare e ka marrë në dorë dhimbjen e tyre. Padyshim që këta fëmijë kanë nevojë për kujdes që të mos qajnë por ata kanë nevojë të jenë pranë një psikologu që ndoshta mund ta bënte punën më mirë se sa Kryeministri.

Sepse Kryeministri kishte tjetër gjë në dorë që këta fëmijë të mos qanin. Kishte në dorë të bënte gjithçka duhet të bëjë një Kryeministër para 26 nëntorit, kur strukturat shtetërore duhet të kishin funksionuar për të parandaluar gjëmën pas sinjaleve të qarta nga tërmeti i 21 shtatorit dhe thirrjes për ndihmë të familjarëve të Alesios e Aurelit, qysh nga tërmeti i 4 korrikut 2018.

Duhet të kishin menduar për jetët e tyre të rrezikuara nga çarjet e themeleve të pallateve ku jetonin. Institucionet shtetërore e kishin mësuar prej kohësh se pallatet e Thumanës ishin rrezik potencial për jetët e njerëzve që strehoheshin aty.

Banorët e Thumanës e adresuan qartë alarmin, madje edhe me protesta duke paralajmëruar rrezikun që iu kanosej. Ata kishin kërkuar ndihmë më shumë se njëherë nëpër dyert e shtetit, por kurrë nuk morën një përgjigje.

Paralajmërimi i banorëve të Thumanës kishte nisur qysh më 4 korrik 2018, kur tërmeti i asaj dite kishte çarë muret e pallateve të tyre. Prej dy vjet askush nuk u shqetësua për qindra banorë që po flinin me rrezikun për të mos u gdhirë ditën tjetër.

Banorët e mbijetuar të pallateve që u shemben në Thumanë kanë rrëfyer gjithçka për Abc News.

“Vinin e shihnin, bënin filmime, dhe largoshin… do vijnë inxhinierët, na thoshin. Ne nuk i njohëm kush ishin inxhinierët, vetëm ata pjesëtarët e komunës. Nuk na u prezantua dikush se kush është inxhinieri… “, shprehet një prej banorëve të Thumanës që i mbijetoi tragjedisë.

Ndërsa dëgjohet edhe zëri i një gruaja që shprehet “u fut si në harresë kjo punë..”.

Më tej ai shprehet se “u bëmë 10-15 vetë dhe shkuam edhe njëhere tek komuna, por prapë do na thanë do iu sjellim përgjigje, do iu sjellim përgjigje…”

Një grua në moshë shprehet për mikrofonin e Abc News “ju dhamë letrat, i fotokopjuan letrat e shpisë, edhe ma s’erdhi kush me u pa shpinë”.

Ndërsa një burrë, po prapë nga Thumana shprehur se “kanë ardhë i kanë shiku por jo me kompetencë ta plotë, pra nuk na thanë të rrimë apo të dalim”.

“U dëmtua hyrja e plakut tim, u çanë savatimet, muret se nuk e dimë se çfarë janë konkretisht se sjemi inxhiniere. Ne na thanë se janë të banueshme. Ok u futëm brenda! Erdhën ata të Durrësit dhe na thanë janë në rregull banesat”, shprehet një tjeter banor në dëshminë e tij.

“Çdo natë që shkonin në frikë nuk flinim gjumë muri i çarë savatimi dhe kur u shemb pallati s’kishte llac gjëkundi, veç tullë”.
Ndërsa një vajzë e re, banore e Thumanës, shprehet se “kur ra termeti i 4 korrikut kam fjetur tek tezja dhe kur u ktheva kishte dridhje dhe dilja natën jashtë”.

Qeveria kishte 1 vit e gjysëm kohë për të ndërhyrë në godinat e dëmtuara të Thumanës, deri më 26 Nëntor kur termeti i tretë dhe më i fortë se dy të parët i shembi godinat duke marrë jetën e 25 personave.

Kryeministri u kthye me urgjencë nga Frankfurti për të mbledhur qeverinë në mesnatën e 21 shtatorit.

“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme pasi jemi gjendur në një situatë të jashtëzakonshme, të një termeti të fortë që ka tronditur dhe ka alarmuar gjithë njerëzit. Ekipet stafet emergjencave do të inspektojnë nga afër çdo rast. Këto dëmtime strukturore të banesave e ndërtesave mund të rrezikojnë qytetarët. kjo është gjëja më urgjente që duhet bërë duke nisur nga neser”, tha ai.

Por a shkoi ne te vertete njeri në Thumanë për ti parë këto pallate?

Banorët e mbijetuar shprehen se “Komuna e Thumanës ka ardhë e i ka parë, por nuk na tha as të hyjmë, as të dalim…”

“I filmuan s’kanë probleme na thanë dhe su mor kush më me atë punë”, shprehen banorët.

Pra atje në terren, në Thumanë asgjë nuk kishte ndodhur. Banorët nuk dinin ç’të bënin me gjendjen katastrofike të banesave të tyre.

Qeveria kishte premtuar ndryshe… Minsitrja Xhaçka raportoi se situata është nën kontroll dhe se të gjithë strukturat po identifikonin dëmet nëpër banesa, gjtihashtu I bënte thirrje banorëve të raportonin dëmet. Ata I raportuan dhjetra here madje edhe protestuan, por Xhaçka dhe shoqet e shokët e saj nuk i dëgjuan kurrë, ERtv kishte tjetër programacion ato ditë.

Ministrja e Infrastrukturës premtoi se instituti i ndërtimit ishte angazhuar të identifikonte çdo dëm, në çdo banesë. Edhe kryeministri e lajmëroi me garanci, se ky institucion e kishte garantuar për inspektimin në terren.

E gjithë qeveria bashkë me deputetët e mazhorancës vazhduan propagandën për javët në vazhdim se në terren po punohej si në një situatë emergjence për të riparuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti e për të garantuar jetët e qytetarëve.

Gjithçka mbeti njësoj si më parë, të çarat e pallateve i mbyllën përkohëshisht me llaç, si për të volusor brenda gërmadhës fatin e zi të 25 viktimave të atij komuniteti.

Blloku i pallateve në Thumanë është ndërtuar para viti 1990. Këto ndërtesa të prekura nga tërmeti I 4 korrikut dhe 21 shtatorit, ishin përcaktuar të shiheshin me prioritet, kështu pati thënë edhe kryeministri Rama.

Rama foli edhe për të dhëna që I vinin nga terreni, fliste me kompetencë për të çarat që ishin vënë re… dhe kishte garantuar se s’kishte asnjë rrezik momental.

Si një ekspert i vërtetë, Rama kishte sqaruar banorët e trembur të detyruar të qëndrojnë nëpër banesa, duke iu dhënë garanci se për momentin nuk kishte rrezik imediat. Kështu banorët e Thumanës si shumë të tjerë, kishin vendosur të lënë pas dilemat dhe të vazhdojnë të qëndrojnë në banesat e tyre.

Por vrulli i parë i kryeministrit dhe i qeverisë për të riparuar pasojat e tërmetit të 21 shtatorit, do të binte shumë shpejt. I fundit komunikim do të ishte 11 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit, kur kryeministri doli në një konferencë të shumëpritur, por jo për pasojat e tërmetit dhe atje sqaroi çfarë kishte bërë ekipi I tij dhe çfarë pritej të ndodhte në vazhdim. Rama e mbylli ligjëratën me lutjen e besimin se gjenerata e tij nuk do ta shihte një tërmet të ngjashëm në vëndin tonë.

Por ja që ndodhi dhe shumë më i fortë se ai i 21 shtatorit. Një tërmet që zuri brënda jo pak por 51 viktima. 25 prej tyre në Thumanë. Në një pallat me 39 banorë, 17 prej tyre mbetën nën rrënoja, tetë të tjerë në një pallat ngjitur. Të tjerë mbetën nën rrënojat e shtëpive në kënetë apo në pallate në durrës e plazh. Janë 51 viktima dhe ky është fakt që nuk mbulohet me propagandë. Sepse janë jetë njerëzish dhe jo shifra raportesh për varfërinë apo rritjen ekonomike, atje ku makineria e propagandës luan si të dojë me shifrat.

Nuk janë persona që kanë ikur në emigracion e mund të thuash për ta se ikën për turizëm apo se ishin në Greqi prej kohësh e ikën nga kriza greker. Ata janë larguar përgjithmonë nga kjo jetë, sepse mbetën nën rrënojat e pallateve për të cilat kryeministri e zyrtarët që ai drejton, kishte dhënë garanci. Janë jetë të humbura jo nga tërmeti, por nga babëzia e pushtetit dhe nuk jemi në ato raste kur propaganda të nxjerr nga halli.

A duhet të prisnim të binte ky tërmet që të shihnim se si funskionojnë institucionet tona shtetërore? Se sa gabime kemi bërë në uzurpimin pa asnjë kriter të tokave? Se sa e korruptuar paska qenë gjithë struktura, që nga ata që lejuan ndërtimet pa kriter deri te ata që tallen me emergjencat civile? Duhet të ndodhte patjetër kjo gjëmë, që të shihnim seriale mallëngjyese me protagonist Kryeministrin?

Ra ky tërmet, e u pamë…/ Burimi: abcnews.al



Ju sugjerojmë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Para
Franca goditet nga greva të reja kundër reformës së pensioneve

Franca goditet nga greva të reja kundër reformës së pensioneve

Papa heq rregullin ‘sekret papnor’ për rastet e abuzimit seksual

Papa heq rregullin 'sekret papnor' për rastet e abuzimit seksual

VIDEO/ “S’po bëj humor, nesër kanalin”, Rama detyrë tjetër Veliajt

VIDEO/ “S’po bëj humor, nesër kanalin”, Rama detyrë tjetër Veliajt
















TE FUNDIT

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
27 Shtator, 2025

Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 38 vjeç, është ekstraduar këtë të shtunë nga Gjermania pas një operacioni të finalizuar nga...

Lexo më shumë

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
27 Shtator, 2025

Gjate kësaj paraditeje moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat pritet...

Lexo më shumë

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
27 Shtator, 2025

Dashi Gjithçka do shkëlqejë sot ne jetën tuaj ne çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura...

Lexo më shumë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
27 Shtator, 2025

Trupi i një burri të moshuar është gjetur këtë mëngjes në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com