Janë shëruar edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilët ishin prekur nga koronavirusi.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Po ashtu, Manasitliu ka theksuar se aktualisht janë 8 mjekë dhe infermierë të shëruar në Tiranë dhe Durrës.
Me shtatë të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19. Ndërkohë, të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.
MESAZHI I MANASTIRLIUT
?#COVID-19
Edhe 2️⃣ mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik❗
Shkon në 8️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës??
Deri tani janë 4️⃣0️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?/ Opinion.al