Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë përsipër trajtimin e 14-vjeçarit Luis Meçja, i cili mbeti i plagosur në sherrin ku u vra shoku i tij, Martin Cani pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, FSHF njofton se Luisi ka nisur trajtimin me fizioterapistët e ekipit Kombëtar në klinikën e specializuar në “Shtëpinë e Futbollit.
“Federata e Futbollit ka marrë përsipër trajtimin e 14-vjeçarit Luis Meçja, lojtarit të Dinamo City të përfshirë në konfliktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”.
I urojmë Luisit rikthim sa më të shpejtë në fushat e blerta!”, thuhet në njoftimin e FSHF.