Arrestohet shqiptari që mirëmbante një ferme kanabisi në SHBA, i cili përpoq të ikte nga policia duke u fshehur në çati.
Etmond Lika, 32 vjeç, pa një vendbanim fiks, u arrestua për përfshirjen e tij në prodhimin e kanabisit. Autoritetet ranë në gjurmët e shtëpisë së barit, nga një kallëzim i një bravandreqësi të zonës. Teksa po ndërronte bravat e një prone ai vuri re se ishte një fermë droge.
Pas kontrollit të godinës të bërë nga Policia, u gjetën 200 bimë kanabis që rriteshin në gjashtë dhoma.
Ndërkohë Lika tentoi t’i shmangej policisë duke u fshehur në çatinë e pronës, por në fund u kap dhe u arrestua.
32-vjeçari u intervistua nga policia dhe fillimisht mohoi të ishte i përfshirë, por më vonë ka pranuar se ka ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet një varke në shtator të vitit të kaluar, me shpresën për të pasur mundësi më të mira ekonomike.
Lika tha se ka paguar 5000 euro për udhëtimin.
Ndërsa avokatja e tij tha se klientit të saj iu ofruan 100 £ në ditë për të jetuar në pronë dhe u largua nga Shqipëria për arsye ekonomike./Opinion.al