Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në Armath, në vendin e quajtur “Akullorja”, ku 48-vjeçari me inicialet A.L., ka përplasur me makinë të riun me inicialet M.Ll,. Ai është transportuar në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Më datë 28.04.2019, rreth orës 18:50 , në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit , në Armath ,Manzë ,në vendin e quajtur “Akullorja”, shtetasi A.L.,48 vjeç ,duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.Ll, 23 vjeç ,i cili u transportua në spitalin e Traumës ,Tiranë”, njoftoi më parë policia./Opinion.al