Policia ka arrestuar drejtuesin e nje motomjeti, i cili u përfshi në një aksident ditën e djeshme me një autobus të Unazës.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi H. Gj., po drejtonte motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, kur u përplas me autobusin. Si pasojë u lëndua një i mitur 12 vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën
“U arrestua shtetasi H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.