Deputetja demokrate Elsa Hoti ka mohuar të ketë hedhur benzinë në sallën e Kuvendit.
Para Parlamentit ajo u shpreh se materiali i lëngshëm që hodhi ishte thjesht një aromatizues i cili mund të verifikohet nga SPAK.
Ndër të tjera Hoti hodhi akuza se janë dhunuar nga garda.
“Nuk mundet Garda që të dhunojë gratë, jemi dhunuar nga Garda, s’jemi lejuar të hyjmë brenda sepse donin që të na bënin kontroll fizik. E kthyen parlamentin në zyrë noteriale të bandave.
Ne nuk e ndalojmë betejën tonë.
Ajo që hodha në Parlament nuk ishte asgjë që mund t’u rrezikojë jetën deputetëve. Le të rrijë e qetë Elisa, bashkë me shokët dhe shoqet e Partisë Socialiste. Ajo ishte një aromatizues. Le ta verifikojë prokuroria, SPAK-u e të gjithë me radhë, ku do të na dërgojë, që bëri edhe kërcënim ndaj meje dhe kolegëve. Sepse unë nuk i trembem askujt, sepse kemi një mision dhe nuk na ndalojnë kërcënimet e kësaj bande kriminale”, tha Hoti.