Deputetët e opozitës mbërritën mëngjesin e sotëm në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Një ndër to është edhe Gazment Bardhi, i cili është i përjashtuar me 10 ditë. Bardhi ka tentuar të hyjë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve.
Bardhi gjithashtu është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
“Çfarë kam bërë? Pse më ke përjashtuar”, iu është drejtuar ai.
Ndërsa Lindita Nikolla iu drejtua: Ke shkelur rregulloren
“Ti ke 2 muaj që ke shkelur rregullore, duke mos zbatuar vendimet”, iu përgjigj Bardhi.
Më pas, deputeti i PD-së ka hyrë drejt sallës së mbledhjes.
Deputetët e opozitës, përkatësisht mbështetësit e Berishës dhe të Bardhit, mbërritën në Kryesinë e Kuvendit për të bllokuar edhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore./Opinion.al