Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi për të shmangur dënimin për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, i ka dhënë policit 30 euro.
I arrestuari është identifikuar me inicialet V.B., banues në Pejë të Kosovës, ndërsa ndalimi i tij u bë në aksin rrugor Durrës-Plepa.
I riu kur është njohur me masën administrative ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë, duke dhënë 30 euro së bashku me dokumentet.
Tashmë mbi të riun kosovar, rëndon akuza “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./ Opinion.al E.Xh.