Elvis Roshi ka qëndruar për rreth 4 orë në ambientet e SPAK, por ende nuk dihen arsyet se pse ai u thërrit.
Teksa doli nga ambientet e SPAK Roshi ka thënë para gazetarëve se nuk mund të flasë për shkak të hetimeve.
Kujtojmë që GJKKO me një vendim të datës 28 mars, urdhëroi që dosja e ish-kryebashkiakut të Kavajës, i akuzuar për shpërdorim detyre, t’i kalonte Prokurorisë së Posaçme.
GJKKO ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Gjykatës së Durrësit për pushimin e procedimit penal ndaj ish-kryebashkiakut të PS.