Bajram Hyseni, 47 vjeç, me profesion elektriçist, i dhunuar një muaj më parë në krye të detyrës, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës ku po kurohej.
Ai u dhunua barabarisht ndërsa ishte në krye të detyrës në fshatin Iballë të Pukës. Punonjësi i OSSHE ishte në një familje duke lexuar matësin e energjisë elektrike kur është goditur me mjete të forta nga shtetasi Pal Mirashi 44 vjeç, i cili më pas është arrestuar nga policia.
Hyseni u transportua me urgjencë me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranës më 15 dhjetor 2015, aty ku ndërroi jetë mbrëmjen e sotme. /Opinion.al Dritan Laci