Janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës sociale në Elbasan, në gjendje të mirë shëndetësore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar, ndërsa ende po kërkohet për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër.
Policia bën me dije se dy 13 vjeçarë dhe një 14 vjeç në bashkëpunim me njëri tjetrin u laguan nga qenda mos lënë asnjë informacion për vend ndodhjen e tyre.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme (20 Shtator) për largimin nga një qendër sociale të shtetasve të mitur, ju informojmë se janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës, në gjendje të mirë shëndetësore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar”, njoftoi policia./Opinion.al