Një shpërndarës heroine është arrestuar në Durrës.
Ai u ndalua nga Patrulla e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës ndërsa tentoi të largohej.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celularë.
I arrestuari ka inicialet G.T, 45 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ Opinion.al