Një 62vjeçare mbytet në lumin Vjosë, teksa pasditen e sotme është gjetur edhe trupi i saj i pajetë. Sipas policisë së Fierit, viktima është Tefta Demaj, nga fshati Gjoncaj. Që prej paradites mësohet se ajo kishte dalë nga banesa, teksa nuk dihen rrethanat si ka rënë në lumë. Policia vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.