Policia e Tiranës ka arrestuar katër të rinj pasi u kapën me 300 tableta ekstazi gjatë operacionit të koduar “Drug party”.
“Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 18 vjeç, D. V., 18 vjeç, K. P., 19 vjeç, dhe M. Ç., 24 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në rrugën “Pjetër Bogdani”, shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 300 tableta të dyshuara narkotike e llojit ekstazi (MDMA)”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.