Një 26-vjeçar në Krujë ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Sipas asaj që bën të ditur policia përveç sasisë së kokainës që iu gjet në makinë 26-vjeçarit, në banesën e tij i janë gjetur dhe steka me cigare pa pullë fiskale.
I arrestuari mësohet se ka qenë i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.