Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Korçë.
Ra në pranga shtetasi J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik në lagjen nr. 17, të riut iu gjet një sasi e vogël kanabisi.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Ndërsa në Maliq filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, pasi gjatë një konflitkti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte një 33-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al