Arian Ademi, lindur në Sibenik të Kroacisë, lojtar i Dinamos së Zagrebit në kampionatit kroat duket se i ka dhënë fund karrierës si profesionist në futboll. UEFA e ka dënuar Ademin, i cili me origjinë është shqiptar, me katër vite pezullim nga futbolli, pasi në trupin e tij e 24 vjeçarit janë gjetur substanca dopuese të ndaluara për përdorim. Dyshimet mbi Ademin nisën gjatë ndeshjes që Dinamo e Zagrebit luajti kundër Arsenalit në Ligën e Kamoionëve kundër Arsenalit. Rast për të cilin më pasi pati folur edhe trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger.