Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë.
Sikurse njofton policia, një 24-vjeçar me iniciale B.D është mbytur.
Ai ndodhej në varkë me tre persona të tjerë në vendin e quajtur “Balshaj”, por pasi është hedhur në liqen, nuk ka dalë nga uji.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për gjetjen e trupit në liqen./Opinion.al