Ka ndërruar jetë në spital 37-vjeçari i cili u hodh pasditen e djeshme nga lartësia e pallatit ku banonte në qytetin e Elbasanit.
I riu u transportua me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Elbasan, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ishte vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, informojmë se pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve mjekësore, për shkak të dëmtimeve të rënda, 37-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.