Një 42-vjeçare nga Tirana dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë i banesës ku jetonte.
Policia njofton se si pasojë e dëmtimeve të marra 42-vjeçarja ka ndërruar jetë.
“Më datë 30.04.2023, rreth orës 19:50, në rrugën “Memo Meto”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja E. P., 42 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”,-njoftoi policia.