Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, ka pushuar dosjen penale ndaj ish-gjyqtarit të lartë Admir Thanza.
Thanza ishte në hetim për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.
Ky i fundit nuk e kaloi procesin e vettingut. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit zbuloi një dënim prej 40 ditësh burg të Thanzës për një vjedhje në Itali ndodhur në vitin 1999.
Këtë dënim, ish-gjyqtari nuk e kishte përfshirë në vetëdeklarim. Për akuzën e falsifikimit të formularit, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit e gjysmë shërbim prove.