Detaje të reja jane zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku 40-vjeçari Halil Koka u vra me thikë pas një debati me 35-vjeçarin Ilir Koçilja.
Mësohet se viktima është goditur me thikë në zemër nga i riu pas një konflikti të çastit.
40-vjeçari dhe autori i dyshuar raportohet se ishin banorë të lagjes nr.4 të qytetit bregdetar, ku ndodhi edhe krimi.
Ndërkaq, policia po vijon kontrollet për kapjen e autorit.