Detaje të reja janë publikuar rreth ngjarjes së rëndë në një shkollë të mesme në Fier, ku mbeti i plagosur me thikë një i mitur.
Sipas informacioneve, autori ka thënë se janë konfliktuar sapo kanë hyrë në oborr të shkollës pasi kishin debatuar për një postim në rrjetin social Snapchat, mbrëmjen e djeshme.
Ndërkohë, drejtori i qendrës shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj, në një intervistë për mediat ka pohuar se i mituri i dëmtuar është paraqitur për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga shokët, teksa ka marrë 4 plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.