Autoritetet britanike kanë identifikuar dy shqiptarët e gjetur të vdekur në Londër më 19 dhe 20 dhjetor. Bëhet me dije se ata janë 30-vjeçari shqiptar, Arbër Fesko, dhe 31-vjeçari kosovar, Shkëlqim Paja.
Trupi i Feskos u gjet në bagazhin e një makine në Scratchwood Park, Barnet, ndërsa një ditë më pas u gjet trupi i Pajës në Hogg Lane, Elstree.
Të dy shqiptarët kanë humbur jetën nga goditjet me thikë, ndërsa autoritetet kanë identifikuar si autorë të vrasjeve dy persona, ku njëri prej tyre është shqiptar.
Policia vendase ka njoftuar se po zhvillon hetime mbi vrasjet, por nuk ka dhënë më shumë detaje./Opinion.al