Një muaj më parë, më 28 shkurt, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problemin e disa denistëve turq që punonin pa licencë në vendin tonë. Melik Balikçi, Ziko Balikçi dhe Ibrahim Balikçi, kanë klinika dentare në Tiranë dhe Vlorë, por nuk kanë licencë nga Urdhri i Stomatologut në Shqipëri.
“Stop” udhëtoi drejt Vlorës dhe realizoi një konsultë me Melik Balikçi në klinikën e babait të tij, Ziko Balikçi. Edhe në zemër të Tiranës, në “Blanco Dental” u realizua një konsultë me Ibrahim Balikci. Ata bënin grafi, pastrim dhëmbësh, implante dhe ndërhyrje kirurgjikale.
Në QKB është hapur një klinikë dentare në emër të Zekerye Balikçi që ka të njëjtën adresë të klinikave në Tiranë dhe Vlorë. Ndërkohë në listën e licencave të stomatologëve asnjë nga emrat e mjekëve turq, nuk rezulton. Nga Urdhri i Stomatologut thanë se ata nuk kanë licencë.
“Stop” i kërkoi Inspektoriatit të Punës për të kontrolluar këto klinika. Në Tiranë u konstatua Ibrahim Balikçi pa licencë, me pretendimin që është në proces licencimi. Ndërkohë në klinikën e Vlorës u gjetën në punë një stomatolog dhe ndihmës stomatolog me licencë nga Urdhri, ndryshe nga rasti kur “Stop” realizoi vizitën me dentistin turk, Melik./tvklan.al