Një fëmijë i vogël rreth 3 vjeç u gjet i vetëm pasditen e sotme nga policia e Tiranës tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Fëmija i mitur u shoqërua nga efektivët në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët apeluan familjarët që të shkonin ta merrnin.
Pas një ore, policia bëri me dije se i mituri iu dorëzua prindërve në gjendje të mirë shëndetësore.