Është identifikuar viktima që u gjet i mbytur disa ditë më parë në lumin Drin.
Policia bën me dije se trupi i gjetur në afërsi te urës së Bahçallëkut është identifikuar si shtetasit me inicialet, V. P., 46 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), shtetas kosovar, banues në Pejë, i cili dyshohet se është vetëhedhur në lumë.
Punohet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.