Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“U gabua informata”, i penduari për masakrën në Don Bosko: Kevini, vrau tjetër për tjetër

2022/10/12 at 11:35 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“U gabua informata”, i penduari për masakrën në Don Bosko: Kevini, vrau tjetër për tjetër

Në datë 4 Janar 2022, në zonën e Don Boskos në Tiranë ndodh një masakër me 1 të vrarë dhe 4 të plagosur. Por, mesa duket në këtë vrasje ishte ngatërruar objektivi. Kjo del nga dëshmia e Indrit Beqiraj, i cili është arrestuar së bashku me vëllain e tij Gentjanin, dhe ka rrëfyer disa krime të pazbardhura si dhe ka zbuluar një grup vrasësish me pagesë.

Sipas kësaj dëshmie, objektivat e atentatit ishin Geron Hasanbelliu dhe nipërit e tij. Porosia për vrasje ishte dhënë nga Kasandër Noga në Belgjikë, sipas dëshmisë së Indrit Beqiraj.

Kasandër Noga dhe Geron Hasanbelliu kanë histori të vjetër hakmarrje mes tyre.

Në dëshminë e tij për ngjarjen e 4 Janarit 2022 në Don Bosko që është publikuar nga emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Indrit Beqiraj tregon se ai dhe vëllai i tij, së bashku me Kevin Zenelin (Suçi) kishin ndjekur Geron Hasanbelliun dhe nipat e tij. Ata kishin parë se Geron Hasanbelliu pinte shpesh kafe në të njëjtin lokal. Por dy vëllezërit Beqiraj, të pajtuar nga Kevin Zeneli me porosi të Kasandër Nogës për të vrarë Geron Hasanbelliun, nuk kishin mundur.

Deri sa, më 4 Janar, sipas Indrit Beqiraj, vetë Kevin Zeneli kishte shkuar me disa persona të tjerë dhe kishte hapur zjarr me breshëri kallashnikovi në këtë lokal.

Por objektivi ishte ngatërruar. Shënjestra nuk ndodhej aty. Për pasojë u vra në i pafajshëm dhe u plagosën 4 të tjerë, asnjëri prej të cilëve nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Indrit Beqiraj u ka thënë hetuesve se këtë vrasje e bëri Kevin Zeneli me disa persona të tjerë, për të cilët nuk ka informacion se cilët janë.

DËSHMIA E INDRIT BEQIRAJ: Më datë 04.01.2022, ka ndodhur një ngjarje në Don Bosko tek lokal Fokus, ku është qëlluar me armë dhe janë vrarë persona, kam parë në lajme ngjarjen ku ndër të tjera, pashë nga kamerat edhe makinën Benz që më kishin sjellë mua më parë për të vrarë Manecin dhe që ma mori Kevin pa lajmëruar.

E kam telefonuar Kevin direkt por nuk ma ka hapur telefonin. Nga data 06.01.2022 më telefonon Kevin dhe më kërkon një test Covidi për të kaluar kufirin, ia bëj në Durrës tek një laborator i Ergys Hoxhës me emrin “Kasa” që ndodhet në Kënetë në Rrugën Vllazërimi.

Ia kam bërë dhe ka ardhur për ta marrë vetë dhe ka paguar lekët për testin dhe më la dhe mua 50 Euro. Kevinin e nxorra direkt tek Ura e Dajlanit në këmbë dhe gjatë kësaj kohe e pyeta për punën e Don Boskos dhe thashë që ç’a bëtë pse u gabua objektivi se është gjynah se u vra tjetër për tjetër.

Më tha u gabua informata. Kur e pyeta se me kë kishte qenë ai nuk më tregoi emër a person por më tha që i kishte dhënë njërit një shumë prej 50.000 Euro dhe Kevinin e mori nga Ura e Dajlanit një makinë tip Porsche Cayene tip i fundit se topat mbrapa i kishte me viza.

Objektiv i atentatit në atë ngjarje ka qenë Geron  Hasanbelliu. Kevin është larguar drejt Kroacisë pastaj Gjermanisë dhe në dijeninë time është takuar dhe me Kasandrin i cili i ka kërkuar llogari për ngjarjen tek Don Bosko. Ka komunikuar me mua dhe më ka thënë që të vrisja nipat e Geronit pasi kishin dalë në Astir./Tvklan.al

Ju sugjerojmë

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja
Aktualitet

“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

18 Maj, 2025 6:50 pm
“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!
Aktualitet

“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!

18 Maj, 2025 6:47 pm
Para
Sulmet kibernetike/Rrumbullaku:“ Deep Sea” është motor kërkimi, s’ka të dhëna

Sulmet kibernetike/Rrumbullaku:“ Deep Sea” është motor kërkimi, s'ka të dhëna

Merret peng për disa orë një 15-vjeçar. Autorë dy vëllezër, dyshonin se…

Merret peng për disa orë një 15-vjeçar. Autorë dy vëllezër, dyshonin se...

Gjenerali Sergej Surovikin: Njeriu i fortë i Rusisë në Ukrainë

Gjenerali Sergej Surovikin: Njeriu i fortë i Rusisë në Ukrainë

TE FUNDIT

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
18 Maj, 2025

Arsenali ka siguruar matematikisht vendin e dytë në Premier League pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Newcastle United. Goli i...

Lexo më shumë

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
18 Maj, 2025

Rusia ka ndaluar një anije cisternë nafte në pronësi të shteteve anëtare të NATO-s, e cila po nisej nga këto...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com